Amerikanët festojnë 242 vjetorin e Pavarësisë

4 korriku shënon ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Më 2 korrik të vitit 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë dhe dy ditë më vonë, delegatët nga 13 kolonitë miratuan Deklaratën e Pavarësisë, një dokument historik i hartuar nga Thomas Jefferson.

Prej nga 1776 deri në ditët e sotme, 4 korriku është festuar si lindja e pavarësisë amerikane, me festime që shoqërohen me fishekzjarre, parada, koncerte dhe mbledhje familjare të festuara me “barbecue”.

Duket se temperaturat ekstremisht të larta në Perëndim të SHBA-ve, kanë rritur shqetësimet për zjarre masive që mund të shkaktojnë fishekzjarret tipike të festës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si një masë paraprake, qytete të ndryshme, kanë anuluar shfaqjet e tyre të fishekzjarreve. Në vend të tyre për të ndriçuar “qiellin e Pavarësisë” do të përdoren qindra dronë të vegjël të pajisur me drita LED.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?