Analiza: Fitorja e Trump votë kundër stablishmentit dhe nevojë për ndryshim
“Epoka e Trump”. Emisioni “Tonight Ilva Tare” kishte në qendër të diskutimeve këtë të mërkurë analizën e leksionit që dha fitorja e paparashikueshme e Donald Trump si President i SHBA.
Paneli i të ftuarve në studio, ekspertë të ekonomisë dhe diplomacisë, e vlerësuan fitoren e Trump si një votë kundër establishmentit dhe një nevojë të amerikanëve për të ndryshuar.
Dritan Shano, ekonomist: Njerëz si puna e Editit janë të pakët sa mund ti identifikosh shtet më shtet. Ishte një votë për ndryshim, Amerika kishte nevojë të ndryshonte për njëmijë e një arsye.Ishte dhe votë kundër establishmentit. Trump është një politikan atipik, arriti me mënyrën e vet jo establishment të të komunikuarit me popullin amerikan të çonte në shtëpi një cuazi dinasti Klinton dhe cuazi dinasti Bush, duke i ndërprerë rrugën Bushit të fundit për të vazhduar. Mori aq vota sa i duheshin. Flitet shumë për votën popullore por unë mendoj se nuk ka një gjë të tillë në sistemin amerikan. Sistemi zgjedhor amerikan është preçiz, funksionon prej shekujsh, me votë elektorale. Nga pikëpamja konstitucionale amerikane kjo gjë nuk ekziston. Ai ka fituar mjaftueshëm për të qenë President i SHBA. Bota kafshon gjuhën se nuk i ngjan asgjëje me të cilën ata janë mësuar më parë. Të gjithë shtetet e rëndësishme të botës janë duke e studiuar këtë njeri për të parë ku do tu dalë në përballjen me interesat. Nuk do merrem shumë me botën, do merrem me botën tonë.Personi që për shkak të votës është Kryeministri i Shqipërisë u shpreh për Trump sikundër asnjë lider shqiptar ka bërë për liderat e rëndësishëm të botës në 100 e kusur vjet Republikë. Kam edhe gëzim personal që shoh një republikan që kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Edit Harxhi, Drejtore ekzekutive e “Albania Policy Center”: Nuk është thjesht çështje elite.Është e vërtet që Trump ka një trashëgimi të vërtetë, vjen nga një familje jo vetëm e pasur, por edhe nga një familje që deri diku mund ta quajmë dhe familje aristokrate. Nëna e tij vinte nga Skocia pavarësisht se ata kanë emigruar në periudhën e krizës së Skocisë.Edhe mënyra si i kanë edukuar fëmijët, jo vetëm Trump por dhe motrat dhe vëllezërit e tij, tregon që është një familje që i ka kushtuar vëmendje dhe edukimit të fëmijëve.Nuk shoh se kjo ishte një votë kundër elitave. Ishte dhe fundi i atij revolucionit kulturor-liberal, për arsye se që prej kohës së Regan kemi pasur ngritjen e një ideologjie liberale, një shtylle të filozofisë liberale që çdo ditë e më tepër ka fituar terren jo vetëm në Europë, por dhe SHBA. Dhe establishmenti republikan vetë filloi në 20 vitet e fundit ti bashkohet kësaj fryme, pavarësisht se mbeten republikanë në thelb. Anonte pak nga pjesa liberale. Megjithëse Trump është i papërcaktuar ideologjikisht në atë shtyllën e tij të fortë konservatore, arsyeja pse fitoi ishte se vinte nga jashtë politikës. Nëse do të garonte Sanders ndoshta rezultati nuk do të ishte kështu. Trump përfaqsëon një grup të caktuar që vinë nga biznesi në politikë, shpesh herë kemi parë të kundërtën, që politika kthehet në biznes.
Altin Hoti ekspert ekonomie: Trump ishte një çudi për popullin amerikan, kryesisht i drejtuar prej emocioneve të tij sesa analizës apo mendimit racional. Kam ndjekur kryesisht politikën ekonomike të Trump, është retorika e tij në lidhje me tregtinë dhe qasjen proteksioniste në tregëtinë e jashtme. Flet për rikthimin e vendeve të punës, por nga disa vlerësime të fundit nëse ai do aplikojë ato tarifa me Meksikën dhe Kinën do humbeshin nga sektori privat në Amerikë 4.6 milion vende pune. Do ishte me disavantash për ekonominë amerikane. Trump i është drejtuar kryesisht emocioneve të amerikanëve për të ndryshuar establishmentin dhe politikën, pa pasur një analizë të qartë se si dhe çfarë rezultatesh do të ketë.
Genci Kojdheli, ekspert fushatash: Kisha një bindje të palëkundur që do të fitonte Hilari Klinton, kam vënë dhe bast me Editin. Ishte një debat që fitoi analiza e bërë nga Editi. Do e diskutojmë nëse ka qenë apo jo një votë anti-stablishment, shifrat nuk janë tamam-tamam aty. Sapo është konfirmuar se Hilari ka fituar votën popullore, është rikonfirmuar senati me 75%, Kongresi 70 e pak përqind. Establishmenti aty-aty është. Po të shikosh pjesën më të madhe të njerëzve që po konsiderohen për tu futur në kabinetin Trump, me ca përjashtime, janë pjesë e stablishmentit republikan.I vetmi që nuk është stablishment, e luftoi dhe doli fitues, është Trump.
KOHA JONË SONDAZH

