Angli, viktimat në “arkivolin metalik” kanë kërkuar ndihmë dhe janë përleshur me njëri-tjetrin

Departamenti i policisë së Essex raportoi se në mjetin ku gjetën vdekjen 39 persona, janë gjetur trupa të gjakosur dhe gjurmë gjaku në derën e “arkivolit metalik”.

Mendohet se tetë gratë dhe 31 burrat, gjysmë të zhveshur, që tentuan të kalojnë në Britaninë e Madhe, pasi kanë thirrur për ndihmë, janë përleshur me njëri tjetrin në tentativë për të dalë jashtë kontejnerit frigorifer. Ata ishin të veshur keq dhe shumë prej tyre ishin lakuriq. Mendohet se 8 prej tyre janë të nacionalitetit vietnamez.

Dje u identifikua viktima e parë, një 26-vjeçare vietnameze, dhe mesazhet që ajo i kishte dërguar nënës së saj.

Familja e njërës prej viktimave tha për BBC se vajza e tyre pagoi 30 000 stërlina për të shkuar në Britani “në kërkim të një jete më të mirë”.

Vajza e kishte dërguar mesazhin dy orë përpara se kamioni të hynte në Mbretërinë e Bashkuar nga Belgjika.

SHKARKO APP