Anija Butrinti shpëton 41 emigrantë në Egje, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna

Anija shqiptare Butrinti ka shpëtuar një gomone me 41 emigrantë në detin Egje.

Burimet thanë se emigratët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi për në ishullin Kios në Greqi, ndërsa në gomone ndodheshin edhe 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anija Butrinti patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?