Anija me emigrantë mbytet në brigjet e Libisë, 117 të zhdukur

Tjetër tragjedi detare në Detin Mesdhe. Rreth 117 emigrantë rezultojnë të zhdukur pasi një gomone me të cilën udhëtonin është mbytur.

Gomonia ishte parë të premten në mbrëmje në brigjet e Tripolit. Autoritetet libiane kishin njoftuar autoritetet italiane, por Rojet Bregdetare italiane kishin thënë se kjo ishte në autoritetin e tyre.

Por asnjë nuk ka ndërhyrë dhe vetëm gjatë natës së djeshme një helikopter i Marinës Detare italiane ka shpëtuar vetëm 3 persona, ndërsa për anijen për të cilën flitet nuk ka ende asnjë gjurmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tre të mbijetuarit kanë mbërritur në Lampeduza dhe kanë thënë që ishin rreth 120 –shpjegon Flavio Di Giacomo, zëdhënës i Organizatës ndërkombëtare të emigrantëve (oim).

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Pas 11 orësh në lundrim anija filloi të fusë ujë dhe të tjerët që ndodheshin në bord u mbytën. Mbetëm shumë orë në det. Mes të zhdukurve janë 10 gra, një prej të cilave shtatzënë, dy fëmijë, njëri 2 muajsh’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?