Antimafia italiane: Papa Françesku, objektiv i terroristëve

Papa Fraçesku mund të jetë objektiv i një sulmi terrorist. Ky është pohimi i bërë nga prokurori i antimafias italiane, Franco Roberti i cili ka theksuar se disa sulme të përgatitura më herët janë parandaluar në kohë.

Gjatë një interviste televizive, prokurori Roberti tha se hetimet zbuluan kohët e fundit disa persona me origjinë marokene me veprimtari të dyshimtë. Ata po përgatiteshin të shkonin për të luftuar në Siri. Këta persona më pas u urdhëruan nga udhëheqësit terroristë të qëndronin në Itali për të kryer sulme terroriste.

“Shpresojmë që mos të jemi kurrë objektiv i atentateve”, tha prokurori Roberti edhe pse vigjilenca ëhstë në maksimum.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?