Armëpushimi Hamas-Izrael hyn në ditën e katërt; Deri tani të liruar 58 pengje izraelite dhe 117 të burgosur
Armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit hyn në ditën e katërt dhe potencialisht të fundit, të hënën. Gjatë tre ditëve të para të armëpushimit, Hamasi ka liruar gjithsej 58 pengje, kryesisht gra në fëmijë, në këmbim të lirimit të 117 të burgosurve palestinezë.
Ndërkohë Izraeli ka marrë një listë të pengjeve që pritet të lirohen nga Hamasi të hënën dhe “diskutimet janë duke u zhvilluar” për të, tha zyra e kryeministrit izraelit në një deklaratë.
“Po zhvillohen diskutime për listën që u mor brenda natës dhe që tani po vlerësohet në Izrael”, tha zyra në një deklaratë në emër të koordinatorit të qeverisë për pengjet dhe personat e zhdukur.
E hëna është dita e katërt, dhe potencialisht e fundit, e armëpushimit të negociuar fillimisht midis Hamasit dhe Izraelit. Që nga e diela të dyja palët kishin diskutuar mundësinë e zgjatjes së armëpushimit, por ende nuk është shpallur një marrëveshje e tillë.