Armëpushimi Iran-SHBA, reagojnë ministrat e Jashtëm të Katarit dhe Arabisë Saudite

Pas njoftimit të një armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit, ministri i Jashtëm i Katarit ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Arabia Saudite për të diskutuar zhvillimet më të fundit në rajon.

Katari e mirëpriti armëpushimin dhe theksoi “domosdoshmërinë për të ndërtuar mbi të në mënyrë urgjente, për të parandaluar zgjerimin e tensioneve në rajon”, thuhet në një postim të Ministrisë së Jashtme të Katarit në rrjetin X.

Ministri theksoi rëndësinë e “garantimit të sigurisë së rrugëve detare dhe lirisë së lundrimit”, me qëllim ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe zinxhirëve globalë të furnizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?