Arratisen 1,200 të dënuar nga burgu i Jemenit

 

Rreth 1,200 të burgosur kanë ikur gjatë përleshjeve në një burg në Jemenin qendror të martën, në mesin e të cilëve edhe të dyshuar të grupit terrorist Al-Qaeda, kanë thënë burime zyrtare dhe të sigurisë.

“Grupe të përkrahësve të al Qaedas… sot kanë sulmuar burgun qendror të qytetit Taiz dhe më shumë se 1,200 të burgosur të rrezikshëm kanë ikur”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve “Saba”, e thirrur në burime të sigurisë, raporton Reuters.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zyrtar tjetër lokal i ka thënë Reuters-it se disa prej të ikurve ishin “të dyshuar si pjesëtarë të al-Qaedas”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?