FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimi i Maduros/ PE: Ditët në vijim do të jenë kritike

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, ka reaguar për zhvillimet në Venezuelë , duke theksuar se Venezuela do të jetë e lirë dhe se populli i vendit meriton të jetojë i lirë pas viteve të shtypjes.

Metzola përsëriti se Parlamenti Evropian nuk e njeh Nicolas Maduron si presidentin e zgjedhur legjitimisht të Venezuelës, duke vënë në dukje se orët dhe ditët në vijim do të jenë kritike.

Ajo nënvizoi se Parlamenti Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar, mbështetje për demokracinë dhe njohje të vullnetit të popullit venezuelian, duke e bërë të qartë se BE do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore dhe demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?