FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atentat në lindje të Alepos, të paktën 30 të vdekur

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vrarë në një atentat të ISIS-it në Al Bab, rajon në lindje të Alepos, tashmë në duar të xhihadistëve. Lajmin e bën të ditur ushtria turke, duke shtuar se ka pasur edhe dhjetëra të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Shteti Islamik ka kryer një sulm në qytetin sirian Al Bab për të penguar njerëzit që ndodhen atje të largohen. Rebelët sirianë, të mbështetur nga trupat turke, kanë rrethuar qytetin e kontrolluar prej javësh nga xhihadistët, në kuadër të operacionit të koduar “Eufrate Shield”, i nisur nga Turqia katër muaj më parë për të eliminuar mbështetësit sunnitë të linjës së ashpër dhe luftëtarët kurdë nga kufiri me Sirinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?