FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atentati në Berlin, dalin pamjet të reja (VIDEO)

Një video e re e publikuar sot nga gjermania “Bild”, tregon pamje të kamionit që mbrëmjen e së hënës hyri në një treg Krishtlindjes në Berlin. Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur dhe 48 të tjerë u plagosën në këtë sulm terrorist, përgjegjësinë e të cilit e morri përsipër ISIS. Autoritet gjermane kanë shpallur në kërkim 24-vjeçarin tunizian Anis Amri, i cili dyshohet se është personi që grabiti kamionin e më pas e drejtoi mes turmës në tregun në Berlin.

Një urdhër arresti evropian është lëshuar për Amri, dhe autoritet gjermane japin një shpërblim deri në 100.000 euro kush i ndihmon me informacion për kapjen e të riut, që rezulton me precedentë të mëparshëm. Anis Amri raportohet se kishte qenë nën mbikëqyrje më herët gjatë këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?