Athinë: Përfundoi pas 7 orë diskutime, takimi i liderve politik me Presidentin e Republikës
Kujtim VANI
Pas shtatë orësh, përfundoi takimi i këshillit të liderëve politikë nën drejtimin Presidentit të Republikës, Prokopis Pavlopulos.
Kryeministri Aleksis Cipras, duke lënë pallatin presidencial, nuk bëri deklaratë para gazetarëve dhe shkoi direkt në selinë e kryeministrisë. Por pas pak pritet të dalë deklarata e përbashkët e liderve politik të nënëshkruar në selinë e presidencës.
Nevojën e mirëkuptimit dhe vazhdimin e negociatave me partnerët për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe qëndrimin e vendit në Bashkimin Evropian, ranë dakort udhëheqësit politikë të partive, veç parties Komuniste, në takimin e liderëve politikë të zhvilluar në pallatin presidencial nën udhëheqjen e Presidentit të Republikës Prokopis Pavlopulos. Pas takimit Kryeministri Aleksis Cipras, u largua pa dhënë një deklaratë, por pritet një deklaratë e përbashkët që do të dali nga selia e presidencës. Kryetari i Demokracisë së Re, i posaemruar z Vangjelis Meimaraqis tha se "Erdha me objektivin e mirëkuptimit dhe shtoi se, jemi të interesuar për cilësinë e jetës, kohezionin social dhe mbrojtjen e shtresave të ulta". Ai shprehu mendimin se referendumi nuk ka shtuar asgjë thelbësore dhe shtoi: "Ky takim duhet të ishte bërë këtu e shumë kohë më pare. Situata aktuale është më e keqe se ajo përpara dhjetë ditëve të kaluara dhe që nga dhjetori 2014. Është përgjegjësi e qeverisë e cila mendonte se fitonte, porn ë fakt humbiste kohë. Është përgjegjësi e të gjithë liderëve politikë që të kontribuojnë për të gjetur unitet dhe bashkim që të kemi gjakftohtësi të nxisim qeverinë të na sjelli një marveshje ku do të ketë pranimin e të gjithëve.
Zgjidhja është e vetmja rrugë tha presidenti i Grekëve të Pavarur Pano Kamenos, gjatë daljes nga presidenca. Kamenos tha: "Dje populli grek me unitet kombëtar dërgoi një mesazh që nuk shantazhohet populli. Është një ditë e madhe. E nesërmja është dita e mazhorancës ku shumica e sistemit politik veç Partisë Komuniste i japim forcë kryeministrit për të negociuar në emër të shumicës së popullit grek. Është në dorë të Europës, se duhet gjetur një zgjidhje e menjëhershme për zhvillim”.
Kryetari i Lëvizjes Lumi (To Potami) Z. Stavros Theodorakis tha se: “Përgjegjësia e negociatave bie mbi kryeministrin, të gjithë duhet të jemi të bashkuara, dhe ne drejtuesit politikë të jemi të dobishëm dhe jo të gëzuar”. Ai vuri në dukje se do tu jepet një komunikatë e përbashkët ku i përket vazhdimit të negociatave për të rënë dakord për një program dhe për zhillim ekonomik. Ai theksoi se, “u bënë diskutime dhe u shkëmbyen mendime, jo vetëm në lidhje me referendumin, por dhe çfarë ne do të përfitojm”. “Situata është shumë kritike”. shtoi ai. Gjithashtu ai argumentoi se dje, populli grek vendosi për të negociuar dhe për të qëndruar në eurozonë. “Në deklaratën e përbashkët nënshkruam se duhet të vazhdojnë negociatat për qëndrushmërin e borxhit”, duke theksuar se është përpjekja e madhe e fundit për ti dhënë një zgjidhje bllokimit.
Kryetarja e PASOK-ut Fofi Genimata tha se, “nisma e qeverisë për fat të keq u bë pasi e keqja kishte ndodhur dhe na gjeti me banka të mbyllura, pa një marrëveshje dhe pa program. Nëse do ishte bërë më pare, shumë nga kto që ne po jetojmë, do të ishin shmangur. Është e nevojshme vazhdimi i negociatave me përgjegjësinë e qeverisë për të gjetur një zgjidhje për vendin dhe për qëndrimin në BE, si dhe normalizimin e jetës shoqërore dhe ekonomike. Qeveria nuk ka mandat mos bashkëpunimi. Sakrificat e popullit duhen vlersuar”. Tha Gjenimata
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste Dhimitris Kuçumbas, ndan pozitën e tij duke thënë se nuk mund të ketë miqësi negociatash brenda Bashkimit Evropian. Ai vuri në dukje se Partia Komuniste nuk u pajtua me komunikatën e përbashkët të liderëve politik, se askush nuk ka autorizim për të nënshkruar memorandume të reja për popullin. Ai tha se bllokimi politik që pasoi çon ose në një marrëveshje të dhimshme, ose në një falimentim dhe grexit. Që të dy versionet janë negative për popullin tonë.
KOHA JONË SONDAZH

