Australi/ 10 mijë deve do të vriten nga snajper në helikopter. Motivi: “Ato pinë shumë ujë”
Mbi 10 mijë deve do të vriten me plumba të shkrepura nga specialistë të zgjedhur në helikopter sepse ata janë duke pirë ujin e pijshëm të thatësirës së shkatërruar në jug të Australisë.
Ky ekzekutim, i cili do të zgjasë rreth 5 ditë, vjen pas ankesave nga vendasit pasi kjo lloj specie është duke kërkuar burime uji në çdo vend të mundshëm përfshirë dhe rezervuarët e rubinetat e ndodhura ne pronat private. Dhe për t’i bërë gjërat më keq, kafshët akuzohen gjithashtu se kontribuojnë në ngrohjen globale përmes emetimeve të metanit ekuivalent me një ton dioksid karboni në vit, e barabartë me mbi 400 mijë makina në rrugë.
Marita Baker, anëtare e bordit të tokave të Anangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara (AYP) tha se: “Ne kemi qenë të mbërthyer në kushte të papranueshme sepse devetë po prishin gardhet dhe po hyjnë në shtëpi duke u përpjekur të arrijmë ujin përmes kondicionerëve ». Drejtuesit Aboriginal të AYP dhanë urdhrin që gjuajtësit profesionistë të ndërhynin.
Situata gjithashtu buron nga rritja e mprehtë e numrit të deveve në vend, tani rreth 1.2 milion, dhe një zëdhënës i Departamentit të Mjedisit dhe Ujit të Australisë së Jugut e ka evidentuar këtë rritje si një burim të problemeve kryesore: « Kjo ka rezultuar në dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, rreziqe për familjet dhe gjithashtu probleme shëndetësore sepse në disa raste kafshët e ngordhura kanë kontaminuar burimet e rëndësishme të ujit dhe zonat bujqësore “. / SCAN