Australia ndalon me “forcë” qeset plastike

Ka kaluar mes tensioneve kjo fundjavë në Australi, ndërsa shitësit me pakicë implementuan ndalimin e përdorimit të qeseve plastike.

Mediat raportojnë se pati disa raste kur klientët sulmuan fizikisht punonjësit në supermarkete të ndryshme, ndërsa të tjerë akuzuan dyqanet se kërkojnë të përfitojnë.

Ndalimi i qeseve plastike që hyri në fuqi më 1 Korrik është pjesë e përpjekjes kombëtare për të reduktuar mbeturinat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shitësit me pakicë në 4 nga gjashtë shtetet e Australisë gjobiten nëse i përdorin ato. Sipas OKB, më shumë se 60 vende në botë, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë implementuar ndalimin apo taksimin e qeseve plastike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ndalimi i qeseve plastike nuk duket fare i lehtë në Australi. Një nga zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve Woolworths e nisi këtë masë që më 20 qershor dhe ofronte çanta shumë përdorimshme për 15 cent.

Por klientët u shfaqën mjaft të zemëruar nga kjo masë që e quajnë vjedhje dhe kompania vendosi ti japë falas ato deri më 8 korrik.

OKB thotë se më shumë se 8 milion ton plastikë hidhen në oqeane në vit dhe qeset janë një pjesë e madhe e tyre, prandaj kjo organizatë ka kërkuar ndalimin e plotë të përdorimit të tyre deri në vitin 2022.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?