Austria do konfiskojë shtëpinë ku u lind Hitleri
Qeveria austriake ka paralajmëruar miratimin e ligjit, i cili do të lejonte konfiskimin zyrtar të shtëpisë ku ka lindur lideri nazist Adolf Hitler, në përpjekje për të parandaluar grumbullimin e mundshëm të neonazistëve në këto hapësira.
Ministria e Brendshme austriake ka propozuar ligjin në fjalë me qëllim që në atë vend të mos mblidhen neonazistët.
“Përfaqësuesit e ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë për disa vite ishin përpjekur për të blerë pronën, por këto përpjekje ishin të pasuksesshme. Tani opsioni i vetëm mbetet që pronësinë e shtëpisë ta marrë Republika e Austrisë nëpërmjet shpronësimit”, tha ministria e Brendshme.
Përndryshe, shtëpia ndodhet në qytetin e vogël Braunau am Inn, ku më 20 prill 1889 kishte lindur Hitleri, dhe aty kishte jetuar me prindërit e tij derisa në moshën tre vjeçare kur ata u zhvendosën në qytetin Passau në Gjermani.
Nga humbja e Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore shtëpia është përdorur si bibliotekë publike dhe bankë, kurse në të gjithashtu orë mësimore kanë mbajtur nxënësit e shkollave të mesme, kurse një kohë të shkurtë ishte selia e një organizate humanitare lokale.
KOHA JONË SONDAZH

