Avionë luftarakë për Ukrainën? Ministri britanik: Jo qasje e duhur
Këtë shkurt bëhet një vit nga nisja e luftës ruse në Ukrainë. Sekretari britanik i mbrojtjes i është përgjigjur thirrjes së Boris Johnson-it për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë. Dhe, mesa duket qeveria britanike nuk është e gatshëm të marrë një vendim të tillë.
Ben Wallace theksoi se nuk është marrë asnjë veprim konkret ndërsa shtoi se dërgimi i avionëve luftarakë në këtë moment nuk është “qasja e duhur.”
“Ajo që do të lëvizë në këtë konflikt këtë vit do të jetë aftësia e ukrainasve për të vendosur armaturën perëndimore kundër Rusisë”,-tha ai. Ish-kryeministri britanik ka qenë i zëshëm sot për sigurimin e më shumë armëve për Ukrainën, por qeveria e Mbretërisë së Bashkuar deri më tani është distancuar nga komentet e tij.