Avioni i rrëzuar, 5 shtete i kërkojnë përgjigje Iranit
Nga Londra, ministra të pesë vendeve qytetarët e të cilave humbën jetën gjatë tragjedisë ajrore në qiellin e Teheranit i kanë drejtuar Iranit zyrtar pesë kërkesa, përfshirë një hetim ndërkombëtar për aksidentin dhe kompensimin. “Ne jemi këtu për të kërkuar të vërtetën, transparencë dhe drejtësi për viktimat ukrainase, suedeze, britanike, kanadeze dhe iraniane, për një hetim të plotë dhe transparent ndërkombëtar”,-tha Ministri i Jashtëm Kanadez Francois-Philippe Champagne. Pesë vendet gjithashtu po shqyrtojnë opsionet ligjore për të përcaktuar përgjegjësitë e Iranit. Aksidenti ka provokuar gjithashtu protesta në Republikën Islamike. Regjimi ka caktuar një gjykatë të veçantë, por familjet e viktimave duan që hetimi të zhvillohet diku tjetër. Takimit të organizuar nga Kanadaja i parapriu një ceremoni e shkurtër në kujtim të viktimave.