Avokati i Trump “kapet mat” në dhomën e hotelit me gazetaren

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani ka qenë protagonist i një prej skenave më të sikletshme të filmit të ri “Borat” të aktorit Sacha Baron Cohen.

“Rudy Giuliani ka qenë protagonist i një prej skenave më të sikletshme të filmit të ri “Borat” të aktorit Sacha Baron Cohen.

“The Guardian” publikon se Giuliani është intervistuar në film nga “vajza” e Boratit, Tutar, e cila i është prezantuar si gazetare. Më pas, ajo e ka çuar avokatin e Donald Trump në një dhomë hoteli, ku Giuliani shihet duke u shtrirë në krevat dhe duke futur dorën poshtë pantallonave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë moment, hyn në dhomë personazhi Borat duke bërtitur: “Ajo është 15 vjeçe. Giuliani është shprehur më parë për këtë incident se ka njoftuar policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hyri dikush i çmendur në dhomë, me një kostum rozë si transgjinor. Nuk e njoha që ishte Cohen dhe njoftova policinë kur ai u largua me shpejtësi. Më pas, kur e kuptova që ishte aktori i njohur, u ndjeva mirë me veten që nuk ma punoi siç ka bërë me shumë njerëz të tjerë”, thonte Giuliani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?