Azerbajxhani plagos 2 gazetarë francezë, Macron nis me urgjencë avionin

Dy gazetarë francezë që punojnë për të përditshmen franceze Le Monde janë plágosur rëndë në luftimet në rajonin e diskutueshëm të Azerbajxhanit në Nago-Karabak. Presidenti Emmanuel Macron tha se Ministria e Jashtme Franceze po punon për të organizuar riatdhesimin e gazetarëve sa më shpejt të jetë e mundur.

“Një avion mjekësor privat është gati të niset. Ne po bëjmë gjithçka për të stabilizuar të plágosurit në vend para se të lejojmë evakuimin e tyre.
Deklarata e Macron erdhi teksa ai mbërriti në Bruksel për një samit të Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, ministria e jashtme e rajonit të Nagarag-Karabahut tha se dy gazetarët francezë, në gjendje kritike, ishin operuar nga mjekë vendas dhe do të transportoheshin në kryeqytetin armen, Jerevan. Ministria tha se dy gazetarë armenë u goditën gjithashtu në bombardime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Le Monde kishte konfirmuar më herët se një reporter dhe fotograf që punonte për të përditshmen ishin plágosur në një bòmbardim nga forcat Azerbajxhanase.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?