Bageta franceze (baguette) në UNESCO

UNESCO ka përfshirë bagetën franceze (baguette) në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit. Simboli i furrës franceze është vlerësuar nga organizata për aftësitë artizanale dhe kulturën e baguette-s në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit.

Vendimi për bukën franceze daton vitin e kaluar, kur autoritetet e Parisit e nominuan atë për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s. Në deklaratën e UNESCO-s thuhet se baguette është “lloji më i popullarizuar i bukës që shijohet dhe konsumohet në Francë gjatë gjithë vitit”.

Me këtë status të ri të baguette-s, qeveria franceze ka thënë se dëshiron të krijojë një ditë kushtuar baguettes artizanale, të quajtur “Open Oven Day”, për t’i afruar francezët me trashëgiminë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një baguette zakonisht kushton pak më shumë se 90 cent euro dhe konsiderohet nga disa si një tregues i shëndetit të ekonomisë franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?