Ballkani mes teorive konspirative

Më 27 mars, një ngjarje historike ndodhi në Maqedoninë e Veriut. Vendi u bë shteti 30-të që iu bashkua NATO-s. Ngjarja mori një mbulim të konsiderueshëm mediatik, por shumë shpejt zbuloi se publiku ishte i shpërqendruar për teknologjinë 5G, që shihet si e imponuar nga NATO dhe si një transmetues i virusit Covid-19.

Ky informacion i çuditshëm u përhap nëpër portale të shumta dhe grupe në facebook dhe u bë një nga lajmet më të lexuara. Papritur, NATO dhe rrjeti 5G u bënë një komplot që qëndron tek të gjitha problemet e kombit. “Gjatë pandemisë Covid-19, ne shohim lajmet anti-BE që favorizojnë Kinën dhe Rusinë dhe minojnë përpjekjet e unionit. Fushata e fundit e dezinformimit u krye gjatë periudhës kur Maqedonisë së Veriut iu mundësuan bisedimet për anëtarësim me BE dhe kulmoi me fushatën e dezinformimit në 27 mars, kur vendi u bë vend anëtar i NATO-s”.

Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në strukturat euro-atlantike shpeshherë ka qenë i ekspozuar ndaj manipulimeve të tilla. Kështu që qeveria po konsideron vendosjen e kapaciteteve të NATO-s si mbrojtje kundër këtij kërcënimi hibrid. Kërcënime të tilla hibride janë të pranishme në disa shtete ballkanike. Një prej tyre është Mali i Zi që ka kërkuar ndihmën e NATO-s për të parandaluar përpjekjet destabilizuese.

“Mali i Zi dhe rajoni janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve hibride dhe dezinformimit, për këtë arsye komunikimi strategjik efektiv është një faktor kryesor në dhënien fund të kërcënimeve hibride dhe në luftën kundër dezinformimit. Kjo është arsyeja pse NATO-ja, së bashku me aleatin e saj kryesor Bashkimin Europian, duhet të jenë më prezentë në koordinimin e mesazheve kryesore për Ballkanin Perëndimor”, shprehet Marija Petrovic, ambasadore e Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut.

SHKARKO APP