Banka e Anglisë, për Brexit – Carney: Tregjet reflektojnë ulje të rrezikut të daljes pa marrëveshje

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, tha se rritja e paundit pas mposhtjes së planit për Brexit të Theresa May në Parlament, tregon se investitorët ndiejnë që rreziku i një daljeje pa marrëveshje është zbehur ose që procesi do të zgjatet.

Paundi u rrit në nivelin më të lartë në 2 muaj kundër euros ditën e Mërkurë.  Kundër dollarit, valuta mbeti e qëndrueshme në 1.2866, pasi u rrit me 1 cent menjëherë pas votimit ditën e Martë.

“Interpretimi i gjerë do të ishte që këndvështrimi i tregut u bë më i dukshëm në tregun e këmbimit valutor, ku pati një rimëkëmbje të mprehtë të paundit pas votimit. Sipas informacioneve tona mbi tregun, rritja e paundit reflekton disa pritshmëri që procesi i Brexit do të zgjatet dhe se perspektiva e një daljeje pa marrëveshje është zbehur”. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Guvernatori shtoi se nuk i duhen dhënë shumë rëndësi këtyre lëvizjeve afat-shkurtër dhe se tregu ndodhet në pritje.  Ai tha se tashmë gjithçka qëndron në dorë të parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk po jap mendimin tim, po shpjegoj reagimin e tregjeve. Por e gjitha qëndron në dorë të parlamentit, pasi tregjet dhe i gjithë vendi po sheh nga parlamenti për veprimin e radhës”. 

Britania ndodhet në krizë politike, ndërkohë që vetëm 10 javë kanë mbetur nga dalja e vendit nga Bashkimi Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?