Batuta dhe në Parlamentin Evropian, Juncker: Po i bëj SMS Tsiprasit

Batutat e humorit duket se nuk ndodhin vetëm në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, por edhe në Parlamentin Evropian.

Në një kohë që po diskutohej për Greqinë, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i cili ka bërë të heshtin eurodeputetët të cilët po e kritikonin se po qëndronte në telefon.

Por në përgjigjen e tij Juncker ka kërkuar që të mos bëhen më kritika të tilla, duke sqaruar se po i shkruante sms pikërisht kryeministrit grek Aleksis Tsipras. “Duhet të ndalni këto kritika që thonë se unë po rri mbi telefon. Unë jam duke i dërguar sms kryeministrit grek, dhe nuk e di nëse ju keni mundësi për të bërë të njëjtën gjë, por unë kam për ta bërë këtë sot:. Unë duhet të bëj punën time “. ishte përgjigja e prerë e Jean Claude Juncker.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?