BE plan për të ofruar WiFi falas për të gjithë
Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, ka prezantuar planet e tij për të instaluar WiFi falas në hapësirat publike në të gjithë Unionin, si dhe për të ofruar lidhjen 5G për të gjithë.
“Ne kemi propozuar sot që të pajisim çdo fshat e qytet europian me lidhje të internetit Wireless falas deri në vitin 2020”, tha Juncker në Strasbourg.
“Teknologjia dixhitale dhe komunikimi dixhital tani përshkon çdo aspekt të jetës. E gjitha që nevojitet është lidhja me internet të shpejtë. Ne duhet të jemi të lidhur. Ekonomisë sonë i nevojitet. Njerëzve ju duhet”, citohet Juncker nga “Wired“.
BE, më parë ka premtuar që të heq roaming në Europë në vitin 2015, por ata më mas e ndryshuan vendimin duke e aplikuar atë për vetëm 90 ditë në vit.
KOHA JONË SONDAZH

