Berlin, gruaja më e fuqishme mirëpret gruan më të famshme
Mbretëresha e Britanisë Elizabeth dhe Princi Philip u përshëndetën nga kancelarja gjermane Angela Merkel në Kancelarinë e saj në Berlin, ditën e djeshme më 24 qershor 2015.
Të mërkurën, gruaja më e fuqishme në botë mirëpriti gruan më të famshme në botë me një shtrëngim duarsh në oborrin e Kancelarisë Gjermane në Berlin.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila kryeson ekonominë më të pasur në Europë dhe është ndërmjetësja qëndrore në marrëveshjet masive të Euro-shpëtimit, priti Mbretëreshën e Britanisë dhe bashkëshortin e saj, Princin Philip, gjatë vizitës 4 ditore në Berlin të çiftit mbretëror.
Vizita e pestë e mbretëreshës në Gjermani përfshin një ceremoni për hedhjen e kurorës në kujtim të luftës së Berlinit, një tur në kampin e përqëndrimit të Luftës së Dytë Botërore, ku Anne Frank humbi dhe i vetmi kamp që u çlirua nga britanikët, si dhe një leksion me studentët e Universitetit të Berlinit.
Çifti mbretëror do të qëndrojë në Hotel Adlon afër Portës Brandenburg në Berlin, në të njëjtin vend nga ku Michael Jackon nxorri fëmijën e tij nga ballkoni, raporton The Telegraph.
Ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar është përgatitur një referendum për qëndrimin apo jo të saj në BE. Në një intervistë, kancelarja Merkel u shpreh se shpreson që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë në rrethin e Eurozonës”.