Berlusconi ngacmon hapur vajzën e koordinatorit të partisë së tij (VIDEO)

Silvio Berlusconi nuk ndryshon kurrë. Ai u rikthye sërish me ngacmimet e tij.  Në Valle d’Aosta ku dje është votuar për administratën, në fund të një takimi koordinatori rajonal i “Forza Italia”, Massimo Lattanzi i ka ofruar dy dhurata liderit të partisë, një pikturë dhe një kalë tipik qeramike. Ka qenë një vajzë e re që i ka dorëzuar dy dhuratat Berlusconit. Gjithçka ishte normale deri në momentin që ai ka lëshuar deklaratat e tij të bujshme.

Duke parë vajzën dhe dhuratat, Silvio u shpreh: “Mund të zgjedh? Sepse unë preferoj atë” (i referohet vajzës).

Ka qenë një moment sikleti dhe vajza ka buzëqeshur e sforcuar, për t’u larguar më pas. Por siç duket lideri i “Forza Italia” nuk e ka ditur kush është kjo vajzë. Ka qenë koordinatori i partisë që ishte në skenë me të, që i ka thënë: “Ajo është vajza ime”. Vajza sigurisht që është zënë ngushtë, por babai i saj e ka kaluar me shaka: “Keni gusto të mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?