Berlusconi: “Së bashku me Merkelin mund të ndërmjetësojmë për t’i dhënë fund luftës”

Ish-kryeministri italian dhe lideri aktual i partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se “së bashku me Angela Merkel mund të përpiqet të ndërmjetësojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë”.

“Qëllimi, natyrisht, është t’i jepet fund luftës Rusi-Ukrainë. Në këtë fazë, nuk shoh ndonjë humbje financiare për Putinin. Besoj se është në gjendje të përballojë sanksionet dhe miratimin për vendosjen e tavanit për gazin natyror, por mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian”, tha manjati dhe ish-kryeministri italian.

Në fillim të prillit, Berluskoni tha se ishte i zhgënjyer me veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me ngjarjet në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?