Berluskoni shtrohet në spital, probleme me zemrën
Bota E Enjte, 22 Prill 2021 09:50
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, është shtruar në spital në Milano për shkak të problemeve me zemrën.
Ndërkaq, një zëdhënëse e partisë së tij ka thënë se gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetën.
Berluskoni, 79 vjeçar, lider i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër katër herë.
Spitali ‘San Raffaele’ ka thënë përmes një deklarate se hospitalizimi ka qenë i nevojshëm, për shkak të problemeve kardiake.
KOHA JONË SONDAZH

