Bien akuzat për ‘tutor’ ndaj DSK
Një gjykatë në Francë ka rrëzuar akuzat ndaj ish- shefit të FMN, Dominique Strauss-Kahn se prokuronte prostituta për festat seksuale në Francë, Belgjikë dhe SHBA.
Ai akuzohej si tutor, së bashku me 13 persona të tjerë.
DSK gjithmonë kishte mohuar akuzat.
Ai tha se nuk e dinte se disa nga femrat që merrnin pjesë në orgji ishin prostituta.
Ky vendim i jep fund një gjyqi që ka zgjatur katër vite.
Më përpara DSK ishte akuzuar për përdhunimin e një shërbëtoreje në një hotel në SHBA.
Akuzat ndaj tij ranë në këtë rast, por i kushtuan postin e kreut të FMN dhe shkatërruan ambiciet e tij për të kandiduar për president të Francës.