Bien sirenat e alarmit në Ukrainë! Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë

Shpërthime janë raportuar në qytetin jugor të Odessa, ndërsa sirenat e alarmit për një sulm ajror ranë në të gjithë Ukrainën pas lëshimit të raketave të lundrimit nga bombarduesit strategjikë rusë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se nuk do të ketë fund të shpejtë të luftës në Ukrainë.

“Kështu që ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë. Ne të gjithë shpresojmë për një paqe të shpejtë. Por në të njëjtën kohë ne duhet të pranojmë se nëse Presidenti (Volodymyr) Zelensky dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më”,-shpjegoi ai.

“Nëse Presidenti (Vladimir) Putin dhe Rusia heqin armët, ne do të kemi paqe”, shtoi Stoltenberg. Për ambiciet e Ukrainës për t’u bashkuar me Aleancën, Stoltenberg tha: “Nuk ka dyshim se Ukraina përfundimisht do të anëtarësohet në NATO”.

SHKARKO APP