Bill Gates: 3 profesionet më të suksesshme në tregun e punës

Miliarderi Bill Gates tregoi për 3 profesionet që do të kenë më tepër sukses në tregun e punës, në të ardhmen. Nisur nga sugjerimet e Gates-it, duket se do të penalizohen disi ata që nuk shkëlqejnë me shifrat dhe shkencën.

Bazuar në disa të dhëna që ka mbledhur, themeluesi i Microsoft-it, pohoi se në vitet në vazhdim, njerëzit më të kërkuar në tregun e punës do të jenë ata që vijnë nga fusha e shkencës, inxhinierisë dhe ekonomisë.

Në një bisedë me Daniel Roth-in nga LinkedIn, Gates u shpreh: “Mendoj se duhen njohje të shkencave, aftësive në matematikë, ekonomi… Në të ardhmen, do të ketë kërkesë të lartë nga këto fusha.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është e domosdoshme që të shkruani në kode, por duhet të kuptoni çfarë mund të bëjnë inxhinierët dhe çfarë nuk mund të bëjnë.”- vijoi ai më tej. Ai theksoi se personat e suksesshëm që do të vijnë nga këto fusha, do të jenë në gjendje të sjellin ndryshime në të gjitha institucionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?