Bjellorusi, dhunë dhe tela me gjemba ndaj mijërave qytetarëve

Autoritetet bjelloruse kanë përdorur tela me gjemba për të mbyllur një shesh qendror në kryeqytetin e Minskut, duke ndaluar protestuesit. Kolona e njerëzve që marshonte drejt sheshit te pavarësisë përbehej nga rreth 10,000 njerëz.

Të shtunën të paktën 5,000 persona marshuan rreth qytetit duke kërkuar lirimin e lideres së burgosur opozitare, në valën më të fundit të protestave pas votimeve presidenciale të 9 gushtit.

Një total prej 114 demonstruesish u ndaluan mbrëmjen e kaluar në të gjithë vendin, nga të cilët 99 në kryeqytetin e Minsk. Duke cituar policinë e Minskut burimet ruse të lajmeve thanë se burgosjet në kryeqytet filluan para protestave.

Bjellorusia, aleatja ish-Sovjetike më e afërt e Rusisë është përfshirë nga vala e protestave që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit. Lukashenko i cili ka qenë në pushtet për 26 vjet, i mohon akuzat dhe shprehet se pas këtyre protestave janë fuqitë e huaja.

SHKARKO APP