Blair: Bota është më e mirë pas luftës në Irak

Pas publikimit të raportit hetimor për rolin e Britanisë së Madhe në luftën e Irakut, ish-kryeministri britanik Toni Bler në një intervistë për BBC, shprehet se vendimi për të pushtuar Irakun ishte i duhuri për të ardhmen e Lindjes së Mesme, pavarësisht pasojave të tmerrshme.

“Bota do të ishte në një moment më të keq nëse nuk do të ishte marrë vendimi për të ndërhyrë në Irak e për të larguar Sadam Huseinin”,- tha Bler.

Ish-kreu i qeverisë birtanike sqaroi edhe korrenpondecën me ish-presidentin amerikan George W. Bush, të cilit i premtonte se “ai ishte me të, në çfarëdo rasti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bler tha se në atë kohë Bush nuk kishte marrë një vendim përfundimtar nesë do të shkonte në luftë, dhe në i shprehëm SHBA-ve angazhimin tonë për t’i përkrahur në këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë, raporti hetimor për luftën e vitit 2003 në Irak, doli në përfundimin se ndërhyrja ushtarake u krye në një kohë kur nuk ishin ndërmarrë të gjithë hapat diplomatikë, duke hedhur një lumë kritikash mbi qeverinë e drejtuar nga Toni Bler.

Mediat Britanike cituan një pjesë të bisedës mes Bush dhe Bler 2 vite para luftës, ku ky i fundit i shkruan Bushit se “duhet vepruar tani, më pas të jepen sqarimet”./Tv Klan/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?