Blen një pako oriz, shokohet nga ajo që gjen
Kur shkoi për të blerë një pako oriz në supermarket, e dinte që do të hante një pjatë ekzotike. Kjo pasi pakoja e orizit indian që bleu ishte e gatuar, por nuk ia merrte mendja se do gjente një përbërës të padëshiruar.
Pasi e ngrohu orizin në mikrovalë, Richard Leech, zbuloi se në ushqimin e darkës së tij ndodhej një mi i ngordhur.
“Përshëndetje Likl. Pyes veten nëse mund të më informoni se si përfundoi ky mi në pakon time të orizit. Tani shtëpia ime vjen erë mi i ngordhur dhe ime shoqe ka vjellë në mënyrë të pakontrolluar”, shkroi Richard Leech.
Rrjeti i supermarketeve, reagoi duke thënë se: ”Na vjen keq për gjithë sa ka ndodhur dhe i kemi kërkuar më shumë informacion klientit, në mënyrë që të verifikojmë kontrollin e cilësisë”.
KOHA JONË SONDAZH

