Bllokohen rrugët humanitare në Ukrainë, dita e sotme nuk do të ketë evakuime civilësh

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha në një deklaratë se dita e sotme nuk do të ketë asnjë rrugë evakuimi për civilët, kjo për shkak të rrezikshmërisë nga sulmet ruse.

Në rajonin e Zaporizhzhia, pushtuesit bllokuan autobusët e evakuimit, dhe në rajonin e Luhansk, ata po shkelin armëpushimin”, tha ajo.

Sulmet rusë në Ukrainë të cilat vazhdojnë prej 48 ditësh kanë vështirësuar evakuimin e civilëve nëpërmjet korridoreve humanitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjithë kjo krijon një nivel të tillë rreziku në rrugë, saqë jemi të detyruar të përmbahemi nga hapja e korridoreve humanitare sot”, shtoi më tej Vereshchuk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Korridoret humanitare janë gjithmonë të rrezikuara, pasi sulmet nga forcat ruse nuk kanë munguar duke shkaktuar viktima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?