Bomba nënujore e Luftës së Dytë Botërore shpërthen gjatë çmontimit (VIDEO)

Një bombë nënujore britanike e Luftës së Dytë Botërore, ka shpërthyer sot teksa po tentohej çaktivizimi i saj në distancë në Poloni. Fatmirësisht asnjë nuk u plagos në incident, pasi zhytësit ushtrakë ishin pozicionuar në vende të sigurta dhe distancë sigurie. Armatimi i vjetër britanik tronditi disa nga shtëpitë e qytezës. Ajo ishte zbuluar në shtator 2019 e ngecur në një kalim ujor drejt portit të Szczecin gjatë punimeve për zgjerimin e kalimit. Bomba e pashpërthyer ishte lëshuar nga forcat ajrore britanike gjatë sulmit ndaj një luftanijeje naziste në vitin 1945.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?