Bombë në shtëpinë e Hillary dhe Bill Clinton në New York
Një pako e dyshuar me eksploziv është gjetur të mërkurën në mëngjes nga një nënpunës i cili kontrollon postën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij Hillary Clinton.
Një pako e tillë e dyshimtë i është dërguar gjithashtu edhe ish-presidentit Barak Obama në adresën e tij të banimit në Washington.
Gazeta amerikane ‘The Washington Post’, duke iu referuar burimeve të shërbimeve sekrete, shkruan se eksplozivi ishte dërguar në adresën e çiftit Clinton në një paralagje të New Yorkut.
KOHA JONË SONDAZH

