Boris Johnson prezanton kabinetin qeveritar

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka prezantuar kabinetin e ri të ministrave të qeverisë. Në deklaratat e tij lidhur me këtë kabinet ai premtoi se me ndryshimin e bërë do t’u rikthehet besimi votuesve. Ndër emrat e rinj të qeverisë spikat dhe ai i Rishi Sunak, i cili u emërua një ditë më parë si Kancelari dhe ministri i Financave pas dorëheqjes së papritur të Saxhid Xhavid, si pasojë e mosmarrëveshjeve me Johnson.

“Më vjen mirë t’ju shoh të gjithëve së bashku dhe dua t’ju uroj për arritjet tuaja. Ju meritoni ta mbani peshën e ministrisë që përfaqësoni”, theksoi Boris Johnson, Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Sekretar i sapoemëruar është dhe Brendon Luis, i cili mori vendin e Xhulian Smith dhe luajti një rol të rëndësishëm në BREXIT. Alok Sharma, sekretari i ri i biznesit do të mbikëqyrë bisedimet në Konferencën Botërore të Klimës “COP 26” e cila do të zhvillohet këtë vit në Glasgow. Si dhe Suela Brejverman e cila ka zëvendësuar Xhefri Koks si avokate e përgjithshme, ndërsa rolin e kryetares së Partisë Konservatore e ka marrë Amanda Milling.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?