Britani: Sekretarja e Brendshme, drejt fitores si Kryeministre

Britania ndonëse doli nga BE-ja, përveç probleme me politikën e jashtme ka një sfidë të brendshme. Fjala është për procesin për kryeministrin e ri të vendit, aspi kryeministri aktual, David Kameron dha dorëheqjen pas rezultateve të daljes të vendit nga BE-ja.

Për këtë sekretarja e brendshme në Britaninë e Madhe, Theresa May është në rrugën drejt fitores sepse ka fituar në mënyrë bindëse raundin e parë të garës së brendshme për t’u bërë udhëheqësja e radhës e konservatorëve. Rrjedhimisht edhe kryeministre e vendit. Në bazë të një raporti të publikuar në mediat britanike, rezulton se May siguroi 165 vota nga 329 të hedhura prej parlamentarëve të Partisë Konservatore, e ndjekur nga Andrea Leadsom me vetëm 66 vota.

Dhe Michael Gove mori 48 vota. Ky është një emër i njohur dhe në Shqipëri, pasi e ka lidhur daljen e Britanisë dhe me Shqipërinë e ka përfshirë vendin tonë në procesin e referendumit. I fundit në radhë mes kandidatëve ishte Liam Fox, me vetëm 16 vota, e rrjedhimisht është eliminuar nga kjo garë. Ndërkohë Stephen Crabb, edhe pse mori 34 vota, vendosi të tërhiqej nga ky konkurrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raundet e ardhshme të votimeve do të reduktohet numri i pretendentëve në vetëm dy të tillë. Më pas ata do të përballen me njëri-tjetrin në votimin deçiziv të 9 shtatorit, prej nga ku do të mësohet se kush do të udhëheqë në të ardhmen konservatorët britanikë, pas largimit të kryeministrit David Kameron.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit dha dorëheqjen pas disfatës në referendumin pro qëndrimit apo pro shkëputjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?