Cameron: Mos i quani Shteti Islamik, se nuk janë Shtet Islamik Pëlqej0

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, është shprehur i frustruar me rrjetin ndërkombëtar televiziv BBC, i cili vazhdon t’i quajë ekstremistët e ISIS-it, Shteti Islamik.

Sipas tij, duke i quajtur Shteti Islamik, po i jep kredibilitet të panevojshëm një "kultit helmues vdekjeprurës, ndërsa po ‘josh’ britanikët e rinjë që të shkojnë e të luftojnë për organizatën terroriste në Siri dhe Irak, transmeton zeri.info. Ai ka kërkuar nga BBC, që këtij grupi ti referohet me emrin “ISIL” (Self-proclaimed Islamic State of Iraq and the Levant), që do të thotë të vetëshpallurit 'Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit’. Këto fjalë Kryeministri britanik i ka folur pasi që shumë britanikë janë frikësuar për vdekje nga sulmi terrorist i një islamisti, në plazhin e Tunizisë të premten, me çrast gjeten vdekjen 38 persona, prej teë cilëve 30 ishin shtetas britanikë. "Do doja që BBC të mos i thërriste më ‘Shteti Islamik’, sepse nuk ështe Shtet Islamik’, ka thënë Cameron, i cili ka shtuar se ISIL është emërtim më i mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?