Çdo të thotë të votosh PO në referendumin e 5 korrikut?

 

Nga Kujtim VANI

Greqia të dielën do të përfshihet në një votim mbarë kombëtarë dhe këtë herë jo për zgjedhje politike apo vendore, por për një tjetër çështje madhore siç është kriza ekonomike greke. Të dielën më 5 Korrik, populli grek do të votoj për të miratuar nëse është pro miratimit ose kundër masave të programit të hartuar nga Institucionet Europian në lidhje me krizën greke. Megjithëse padrejtësisht emigrantët shqiptarë janë të përjashtuar nga e drejta e votës në këtë referendum popullorë, nuk është se nuk kanë ndikimin e tyre, pasi kanë shumë miqë dhe shokë vendas tek të cilët padiskutim që mund të ndikojnë shumë edhe për vetë intelegjencën që kanë shqiptarët. Prandaj është e kuptueshme se edhe emigrantët shqiptarë do të kenë rolin e tyre në mbarvajtjen e referendumit, të cilët preken më shumë se çdo kush nga kriza e madhe greke. Çfar do të thotë të votosh po në referendum, pro masave që kërkojnë europiantë?

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Po në referendum, do të thotë ti thuash:

 

1-      Po pagesës së haraçit për shtëpitë

2-     Po uljes së rrogave bazë në 490 euro në sektorin privat

3-     Po uljes së rrogës në sektorin publik më shumë se 40% që është ulur aktualisht

4-     Po uljes së re të pensioneve

5-     Po rritjes së moshës së pensionit, për të gjitha kategorit në moshën 67 vjeç

6-     Po heqjes së ndihmës për pagesën e energjisë elektrike

7-     Po pushimeve masive nga puna në sektorin privat

8-     Po marrjes së punëtorëve në punë pa kontratë

9-     Po rritjes mbi 23% të TVSH, për Hotelet dhe Motelet, për shërbimin e       turizmit, etj.

10-   Po uljes së pagesës së kompensimit të karburantit për ngrohje

11-    Po rritjes së çmimit të barnave, vizitave e analizave

12-   Po mbylljeve të reja të spitaleve

13-   Po mbylljeve të reja të shkollave

14-   Po shtimit të numrit të nxënësve nëpër klasa (nga 25-27 që janë aktualisht)

15-   Po pagesësë së naftës për ngrohjen e nxënësve dhe letrave të shkollës për fëmijët tuaj

16-   Po rritjes së çmimit të energjisë elektrike

17-   Po sa më shumë dhe sa më shtrejt taksa rrugore

18-   Po shitjes së hekurudhadheve

19-   Po shitjes së aeroporteve dhe porteve

 

Kush e shikon të arsyeshme dhe pajtohet me këto ndryshime duhet të votoi PO. Kush kërkon për një jetë më të mirë për vete dhe fëmijët e tij mendoj se duhet të votoj JO. Megjithse në fund të referendumit, si u votua PO, si JO masat dhe programi për marveshjen mes Greqisë dhe kreditorve do të vazhdoj në të njëjtat shina. Greqia do të qëndroj në eurozonë dhe shtërngesat dhe kërkesat nga kreditorët veçse do të shtohën pavarsisht rezultatit të referendumit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?