Çfarë ka më shumë rëndësi për të rinjtë europianë? Studimi për referendumet hipotetike

Të drejtat e njeriut dhe paqja janë çështjet sociale që kanë rëndësi më të madhe për të rinjtë europianë. Ky ishte konkluzioni i  një studimi të detajuar gjerman nga “TUI Stiftung”, i cili synonte të vlerësonte qëndrimet e të rinjve ndaj Bashkimit Europian në 2018.

U mblodhën gjithsej 6,080 njerëz të moshës 16-26 vjeçare nga shtatë vendet e BE – Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Polonia, Spanja dhe Britania e Madhe

Swiss Digital Desktop Reklama

Të drejtat e njeriut dhe paqja u cilësuan  si çështje të një rëndësie  të madhe, megjithëse ka pasur përjashtime. Të rinjtë në Spanjë dhe Britani konsiderojnë tolerancën më të rëndësishme se sa paqja, ashtu sikundër edhe në Poloni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbështetja ndaj BE-së është  rritur dhe  mes të rinjve. Kjo rezulton nga anketa e  zbuluar në shtatë vendet e anketuara, krahasuar me nivelet e vitit 2017.

Sipas raportit, hipotetikisht, nëse këto vende do të mbajnë referendume kombëtare për anëtarësimin në BE sot, 71% e të anketuarve do të votonin për të qëndruar, nga vetëm 61% në vitin 2017.

“Pjesa e të rinjve që e përshkruajnë veten si europianë dhe qytetarë të vendit të tyre është rritur gjithashtu, nga 45% në 2017 në 52% në 2018” thotë raporti.

Kjo prirje u theksua veçanërisht në Francë, Itali, Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pikëpamjet e europianëve të rinj për marrëdhëniet midis vendit të tyre dhe BE-së kanë ndryshuar. Raporti gjeti se në vitin 2018, 35% mendonin se vendi dhe BE kishin nevojë për njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë, krahasuar me 29% në vitin 2017.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?