Çifti i politikanëve vdes në aksident ajror

Një çift me fuqi politike kanë humbur jetën pas një aksidenti me avionin e tyre privat në prag të Krishtlindjeve, njoftuan zyrtarët.

Guvernatori i sapo-betuar i shtetit meksikan Puebla, Marta Erika Alonso, u vra përkrah burrit të saj, senatorit Rafael Moreno Valle Rosas, kur avioni u rrëzua në qytetin e vogël të Huejotzingo të hënën pasdite.

Dy pilotë dhe një pasagjer i tretë u vranë gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alonso, 45 vjeç, ishte betuar vetëm dhjetë ditë më parë në post, pasi autoritetet e pavarura zgjedhore përmbyllën të gjitha ankimimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë burri i saj Valle ishte gjithashtu ish-guvernatori i Puebla dhe një figurë e shquar në Partinë Kombëtare të Veprimit në opozitë. Çifti duket se nuk ka fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?