Cilësia e ajrit në qytete po përkeqësohet

Ajri në qytete është duke u përkeqësuar, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara por ka ende mënyra për të ndihmuar individët. Një raport nga Programi Mjedisor i Kombeve të Bashkuara (UNEP) tregon se, në mes të 2008 dhe 2013, nivelet e ndotjes së ajrit urban janë rritur me 8 për qind. Raporti sugjeron hapat e nevojshëm për të mbështetur energjitë më të rinovueshme për të luftuar këtë çështje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shtatë milionë njerëz në vit vdesin nga ndotja e ajrit, dhe më shumë se gjysma e atyre njerëzve vdesin nga ndotja e ajrit të brendshëm. Përveç kësaj, më shumë se 80 për qind e atyre që jetojnë në zonat urbane thithin ajër me nivelet e ndotjes që tejkalojnë kufijtë e OBSH-së.

Përgjigjet për cilësinë e dobët të ajrit kanë qenë të përziera, megjithatë, disa komunitete janë duke ndërmarrë hapa për të ndryshuar zakonet, ndërsa të tjerët ende . “Përgjigja e tanishme globale për cilësinë e dobët të ajrit është e papërshtatshme”, thotë Achim Steiner, drejtor ekzekutiv i UNEP. “Pavarësisht mungesës së një përgjigje gjithëpërfshirëse, vende të shumta dhe rajone që janë më efektive dhe me kosto efektive, duhet të marrin masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm ofrojë një mundësi për të përsëritur ato praktika që kanë rezultuar pozitive në një nivel global, duke sjellë ajër të pastër si dhe përfitimet soci-ekonomike në mbarë botën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Asamblenë e Mjedisit të Kombeve të Bashkuara në Nairobi të Kenias, raporti i sapo dalë ka përcaktuar hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar cilësinë e ajrit, të tilla si: Rritja e aksesit të transportit publik, duke reduktuar përmbajtjen e squfurit e të karburantit, promovimin e pastër të sobave të gatimit, të lëndëve djegëse dhe të kalimi te burimet e ripërtërishme të energjisë. Për të luftuar ndotjen e ajrit të brendshëm, 97 vende e kanë rritur numrin e familjeve që kanë qasje në lëndë djegëse të pastra për të djegur më shumë se 85 për qind.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 193 vende të analizuara, 82 prej tyre janë në përpjekje për të investuar në energji të   rinovueshme të prodhimit të energjisë, në kontrollin e ndotjes e mbi pajisjet efektive të energjisë. Sipas hulumtimeve nga ana e UNEP, Bloomberg, viti 2013 ishte hera e parë ku burimet e ri-përtëritshme të energjisë llogariteshin për shumicën e projekteve të reja të energjisë elektrike dhe të një investim global që arriti në 286 miliard dollarë.

Raporti gjithashtu paralajmëroi se megjithatë përpjekjet ishin më pak efektive për të ndryshuar cilësinë e ajrit i cili është në rënie. Vetëm 29 për qind e të gjitha vendeve të botës kanë miratuar “Euro 4”, standard për emetimet e automjeteve. Për të përmirësuar cilësinë e ajrit përmes përpjekjeve individuale, njerëzit mund të: Ngasin biçikleta, të mbajnë ngrohës uji nën 50 gradë Celsius, të vendosin termostat jo më të lartë se 20 gradë celsius, e të përdorin një vend për të djegur plehrat.

Kombet e Bashkuara i referohet cilësisë së ajrit të dobët si një “emergjencë të shëndetit publik”. Ndërsa numrat mund të duket të zymtë, sidomos në vende të tilla si: Kina dhe Nepali, ku cilësia e ajrit mund të jetë e varfër, është e mundur për ta kthyer pozitive nëse punohet.

Burimi:Business Insider/Përshtati:Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?