Cipras letër krerëve të Institucioneve: Qeveria greke me propozim të ri

 

Nga Kujtim VANI

Qeveria greke i ka dërguar dje në darkë institucioneve në Bruksel, një propozim të ri të shoqëruar me një letër të Kryeministrit Aleksis Cipras. Publikimet e ndryshme që thonë se  Qeveria greke I ka pranuar të gjitha propozimin e institucioneve janë të pabaza. bëjnë me dije burimet zyrtare të qeverisë. Qeveria greke paraqiti një propozim të ri me një numër të ndryshimeve në tekstin e institucioneve, siç ka bërë në javët e fundit në një përpjekje për të gjetur një marrëveshje reciprokisht të dobishme. Propozimi i ri i Qeverisë greke bën fjalë për një marrëveshje të re për të rregulluar çështjet e financimit nëpërmjet Mekanizmit Europian të Stabilitetit, me qëllim stabilizimin e borxhit të qëndrueshëm dhe perspektivën e zhvillimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimi i ri i Qeverisë greke:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Reduktimi i TVSH  në ishujt.

– Pezullimi i zbatimit të klauzolës së deficitit zero.

– Kuadri i ri për marrëdhëniet e punës do të miratohet në vjeshtë 2015.

– Nuk do të zbatojë programin e mekanizmit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për qumështin, barnat, bukën dhe të dielave.

– Nuk do privatizoi, Transportin dhe Administrimin e Energjisë Elektrike të Pavarur.

Një numër i masave të propozuara nga institucionet nuk zbatohen menjëherë, por gradualisht, në mënyrë që qeveria të gjejë masa ekuivalente për zëvendësim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?