Cipras: Marrëveshje 48 orë pas referendumit

Një ditë pas referendumit do të shkoj në Bruksel dhe do të firmos një marrëveshje, deklaroi dje në mbrëmje vonë kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një interviste për televizionin privat ”Antenna” duke siguruar se kjo marrëveshje do të firmosej brenda 49 orëve nga zhvillimi i referendumit.

”Me fitoren e ‘jo’-së do të ketë një zgjidhje të qëndrueshme për Greqinë. Sa më e fortë të jetë ‘jo’-ja aq më e mirë do të jetë marrëveshja”, theksoi Cipras.

”Nëse fiton ‘po’-ja do të ndjek procedurat e parashikuara nga kushtetuta për të mundësuar që propozimet e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të shndërrohen në ligje”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në këtë skenar të mundshëm nuk do të vë karrigen time mbi interesat e kombit”, theksoi Cipras duke aluduar edhe për një dorëheqje të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?