Cipras në Parlamentin Europian: “Duam një marrëveshje përfundimtare për të dalë nga kriza”
Kujtim VANI
I ftuar në Parlamentin Europian në Strasburg, Kryeministri grek Aleksis Cipras ka mbajtur një fjalim para eurodeputetëve, në lidhje me krizën greke. Sapo ka hyrë në sallën e parlamentit, shefi i qeverisë greke është pritur me duartrokitje nga eurodeputetë të cilët kishin vendosur edhe disa bankarta ku simbolizohej solidariteti me popullin grek në lidhje me rezultatine e referendumit ku I thane JO masave shtërnguese dhe programit të kreditorëve europian. Në bankartat me sfond të kuq ishte shkruar me shkronja të mëdha dhe ngjyrë të bardhë fjala JO. Cipras i ka informuar eurodeputetët në lidhje me referendumin dhe adresimin e krizës ekonomike të Greqisë, ku nuk ka nguruar të fajsoj edhe institucionet europiane për gjendjen ku është kantandisur Greqia. Ne duam një zgjidhje të qëndrueshme u tha Cipras eurodeputetëve. Gjithashtu Cipras siguroj eurodeputetët se Greqia, nuk ka asnjë plan të fshehtë për të dal nga eurozona, dhe se plani i vetëm që ka, është një marrëveshje ekonomikisht e qëndrueshme dhe e barabartë, në mënyrë që Greqia të jetë në gjendje të paguajë paratë e huazuara.
"Është nder për mua të flas në kishën e Republikës së Evropës, ju falënderoj shumë për ftesën për të folur me përfaqësuesit e zgjedhur të popujve të Europës, në një moment vendimtar për vendin tim Greqinë, por edhe për zonën e euros," tha kryeministri Aleksis Cipras në hzrje të fjalimit të tij në Parlamentin Evropian. "Gjendem këtu vetëm disa ditë pas vendimit të popullit grek për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë," vazhdoi Cipras. Kryeministri duke ju referuar referendumit të së dielës së kaluar tha se populli grek bëri një zgjedhje të guximshme nënë një presion të pashembullt. Ai më tej shtoj se, zgjedhja e popullit grek nuk është vetëm një opsion, por hodhi alternativën e kthimit në parimet themeltare të Europës. "Ky është një mesazh i qartë se Evropa është projekti ynë i përbashkët evropian, ose do të jetë demokratik ose do të ketë vështirësi të jashtëzakonshme për të mbijetuar", tha Aleksis Cipras. Kryeministri Aleksis Cipras kur hyri në sallën e Parlamentit Evropian u prit me duartrokitje nga eurodeputetët, shumë prej të cilëve kishin vendosur pankartat e tyre "Jo" të shkruara me shkronja të bardha në një sfond të kuq. Kjo është hera e parë që Kryeministri grek ju dha mundësia për të folur me përfaqësuesit e shteteve të tjera dhe të flasi në lidhje me situatën në Greqi. "Shpresoj se do të kemi sukses në ditët e ardhshme për të përmbushur kërkesat e situatës kritike, si për të mirën e Greqisë dhe të eurozonës, dhe kryesisht jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe për interesa gjeopolitike të Evropës," tha Kryeministri grek duke shtuar: " Dua në këtë pikë të jemë i qartë. Propozimet e qeverisë greke për financimin e detyrimeve për ristrukturimin e borxhit të saj, nuk janë të destinuara për ngarkesë të mëtejshëme të tatimpaguesëve evropianë. Paratë dhënë Greqisë të jeni të siqert se nuk kanë arritur tek populli grek. Kishte para për të shpëtuar bankat greke dhe ato evropiane, por kurrë nuk shkuan për popullin grek ". "Nuk duam të biem ndesh me Evropën, por biem ndesh me institucionet në vendin tonë dhe me qëndrimet e vendosura të tyre që krijuan zhytjen e Greqisë bashkë me eurozonën," tha kryeministri.
"Evropa ndodhet në një pikë kritike. Atë që e quajm kriza greke nuk është asgjë, në total me dobësinë e përgjithshme të eurozonës për të gjetur një zgjidhje definitive të krizës për një borxh të qëndrueshëm. Në fakt ky është një problem evropian dhe jo vetëm greke. Dhe për një problem evropian zgjidhja evropiane është e nevojshme, "tha kryeministri grek dhe shtoi:" historia evropiane është një histori e konfliktit, por në fund të ditës e kompromisit. Por kjo është një histori e konvergjencës dhe zgjerimit. Një histori e unitetit dhe jo ndarje. Kjo është arsyeja pse ne flasim për një Evropë të bashkuar. Le të mos lejojmë të bëhet ndarja e Evropës. Këtë herë ne të gjejmë një kompromis të frytshëm dhe të ndershëm. Në mënyrë që të shmanget një çarje historike që do të përmbyste traditën e një Evrope të bashkuar. Dhe unë jam i sigurt se ne të gjithë e kuptojmë seriozitetin e momentit, dhe ne përgjigjemi. Ne do të marrim përgjegjësinë tonë historike. "
KOHA JONË SONDAZH

