Cipras pas Samitit: Diskutimi u zhvillua në një klimë positive
Kujtim VANI
"Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi siguroi kryeministrat e shteteve antare të eurozonës se institucioni do të bëjë ç’është e nevojshme në mënyrë që bankat greke të financohet në mënyrë të përshtatshme për të paktën deri në samitin e të dielës të BE-së, në të cilin do të kërkohet një marrëveshje për një program të ri mbështetje për ekonominë greke, "tha kancelarja gjermane Angela Merkel. Marrëveshje thjeshtë shoqërore dhe ekonomike të qëndrueshme deri në fund të javës bëri me dije kryeministri grek Aleksis Cipras, pas samitit të eurozonës.
Deklarata e plotë e kryeministrit grek:
"Qeveria greke sot shtroi si në Eurogrupi dhe në Samit, propozimet greke të hartuar si një strategji kombëtare në takimin e liderëve politikë. Drejtimi bazë i një marrëveshje të thjeshtë shoqërore dhe ekonomikisht të qëndrueshme për Greqinë dhe Eurozonë. Kjo kornizë përfshin reforma të besueshme në aspektin e drejtësisë sociale dhe përfshin angazhimin në këmbim për të mbuluar sa duhet nevojat financiare në një periudhë afatmesme, një paketë të fortë investimi për të adresuar problemet e mëdha kryesisht të papunësisë dhe të fillojnë diskutimet e nevojshme për subvensionet e ristrukturimit të borxhit. Diskutimi u zhvillua në një atmosferë positive. Procesi është shumë i shpejtë. Fillon në orët në vazhdim në mënyrë që të arrihet deri në fund të javës së ardhëshme. Pala greke do të vazhdojë përpjekjet me armën e fuqishme, verdiktin e popullit grek. ku ishte i qartë vullneti i shumicës dërmuese për marrëveshje të qëndrueshëm që do të mbyll një here e mirë debatin për Grexit dhe do të japë perspektivën e daljes nga kriza. Unë jam i lumtur tu them se kolegët e mi e kuptuan se gjithkush e kupton, se nuk kemi të bëjmë me një problem grek, por me një problem evropian që ne të gjithë së bashku kemi përgjegjësinë për ta zgjidhur ".
KOHA JONË SONDAZH

