CNN: Harris lë prapa Trump në debat

Që prej momenteve të hapjes së debatit të mbrëmshëm zv. presidentja e SHBA-së, Kamala Harris vendosi kushtet e saj duke shkuar te podiumi i Trump dhe duke e detyruar t’i shtrëngojë dorën, duke komanduar përballjen e tyre tetë javë para ditës së zgjedhjeve. Mbrëmja nuk mund të kishte shkuar më mirë për Harris, e cila u paraqit energjike dhe me vizion pozitiv për të ardhmen, shkruan CNN.

Në një kohë kur sondazhet tregonin se votuesit kërkonin të dinin më shumë për Harris, zv. presidentja me performancën e saj duket se e bëri këtë. Ndërsa Trump nuk bëri shumë përpjekje për të ndryshuar perceptimet e qëllimeve të tij të dyshimta, me votuesit e shteteve të pavendosura që mund të jenë në fakt përcaktues. Por fitoret në debate nuk përkthehen gjithmonë në fitore të zgjedhjeve. Nganjëherë duhen ditë ose javë që një debat presidencial të analizohet nga elektorati, dhe kandidatët që triumfojnë aty jo gjithmonë i fitojnë zgjedhjet.

Ai ra në grackë çdo herë duke replikuar i nevrikosur e duke treguar se nuk është i përshtatshëm për një tjetër mandat. Harris konfirmoi vlefshmërinë e vendimit të demokratëve për ta zëvendësuar Biden, duke çmontuar Trump nga karakteri, politikat dhe vlerat që ai mori me debatin e qershorit ndaj Biden, shkruan CNN. Kur Trump acarohej, Harris ia kthente me të qeshur, nganjëherë duke mbajtur mjekrën me dorë.

Kur ajo pyeti Trump për fiksimin e tij me mitingjet, ai i dha një mundësi për të përmendur çështjen delikate të kufirit jugor dhe emigracionit. “Le të pëgjigjem për mitingjet,” tha Trump. “Njerëzit nuk largohen nga mitingjet e mia. Ato janë të mëdha dhe më të bukurat në historinë e politikës”. Pasi refuzoi të përfshihej në tentativat e Trump për t’i kthyer zgjedhjet në një referendum për origjinën apo gjininë e saj, Harris e portretizoi atë si një forcë përçarjeje që kërkon të shfrytëzoje plagët e Amerikës për përfitim personal, shkruan CNN. “Është një tragjedi që dikush që kërkon të bëhet president, ka përdorur çështjen racore për të përçarë amerikanët”, tha ajo.

Ajo përmendi gjithashtu 13 ushtarë amerikanë të vrarë në 2021 gjatë largimit kaotik të SHBA nga Afganistani. Harris tha se plani i Trump sjell një paqe që favorizon Presidentin Vladimir Putin. “Nuk po kandidon kundër Joe Biden, po kandidon kundër meje,” i tha me tej zv. presidentja duke tentuar ta paraqiste rivalin si të dizorientuar.

SHKARKO APP